Arrestohet në Durrës anëtari i bandës së Gaxhait.
Armando Sulejmani është arrestuar nga Policia e Durrësit mbrëmjen e djeshme. Burime nga policia thonë se ai është ndaluar teksa ishte duke lëvizur me automjet.
Sulejmani, i njohur me nofkën “Çipuri” ishte shpallur në kërkim nga policia. Në vitin 2016 ai u qëllua nga dy persona, ku për pasojë u plagos. Ngjarja ka ndodhi ë hyrje të pallatit ku Sulejmani banonte.
