Policia e Fierit ka arrestuar një banor të fshatit Cakranit, Pirro Hamzarajn, pasi në shtëpinë e tij u gjet një pistoletë me mulli, një çifte dhe municion por edhe boçe kanabisi.
Policia e emërtoi operacionin “Continuance” dhe i kontrolloi banesën, gjatë të cilës iu gjetën armët dhe lënda narkotike, 1,3 kg në total.
Tashmë, Hamzaraj akuzohet tri vepra penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.