Dritan Rexhepi, kreu i kartelit të drogës Kompania Bello, është arrestuar gjatë një operacioni policor në Stamboll.
Lajmi konfirmohet nga mediat turke, ku Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya tha se është konstatuar se Rexhepi ka hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane të regjistruar në emrin e Benjamin Omar Perez Garcia.- Advertisement –
Ministri Yerlikaya, deklaroi se policia e Stambollit arrestoi liderin e kartelit të njohur të drogës si rezultat i ndarjes së informacionit me policinë italiane.
“Lufta jonë kundër trafikantëve të drogës dhe organizatave të krimit të organizuar do të vazhdojë të rritet me vendosmëri”, tha ministri turk.