Arrestohet në Turqi Ibrahim Lici, në kërkim për vrasjen e vëllezërve Bilali dhe Endri Mustafës në Shkodër
Arrestohet në Turqi i shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare Ibrahim Lici, i cili figuron në listën e Interpol Tiranës me disa akuza të rënda.
Ora News mësoi së arrestimi është bërë nga autoritetet turke në në 19 tetor te ketij viti, ndërsa rezulton se ishte larguar në Turqi që në 24 korrik të vitit të kaluar.
Menjëherë pas marrjes së informacionit për kapjen e tij në Turqi, autoritetet shqiptare kanë kërkuar ekstradimin e tij në Shqipëri për tu përballur me drejtesinë.
Ibrahim Lici, djali i ish-këshilltarit bashkiak Mustafa Lici, dyshohet si autori kryesor i vrasjes së dy vëllezërve Bilali në Shkodër, por edhe për bashkëpunim në ekzekutimin e Endri Mustafës në maj 2021.
Pas ngjarjes policia arrestoi Arsen Stojkun 29 -vjeç dhe Mislim Ramën 23 -vjeç, ndërsa kishte shpallur në kërkim Ibrahim Licin.
Të gjithë bashkë, referuar provave policore, dyshohet se morën pjesë në ekzekutimin e vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali më 30 mars 2019 ne Shkodër.
Gjatë veprimeve hetimore u bë sekuestrimi i një automjeti, tre aparateve telefonike celulare, të cilët janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së veprimeve të tyre.
Astrit Bilali është babai i Astmer Bilali, i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër.
Biznesmen i njohur kishte në pronësi të tij një resort hipizmi, pasion të cilin ja ka trashëguar edhe djalit të tij, Astmer Bilali.