Bosi famëkeq i mafias italiane ‘Ndrangheta’, Vittorio Raso është arrestuar pas një jete në arrati që prej dy vitesh pasi u lirua gabimisht në atë kohë. Ai u vendos në pranga pas një kontrolli rutinë të policisë.
Bosi famëkeq Vittorio Raso u lirua gabimisht dy vjet më parë, pasi u arrestua në Spanjë me urdhër të policisë italiane, e cila e kërkonte për krim të organizuar, zhvatje dhe trafik droge.
Raso pjesë e rangut të lartë të strukturën mafioze të ‘Ndranghetas’ ishte zhdukur pa lënë gjurmë menjëherë pas arrestimit të tij në vitin 2020, kur Gjykata Kombëtare e Spanjës e liroi atë për një ngatërrim urdhër-arresti.
Megjithatë, liria e 43-vjeçarit Raso zgjati vetëm deri të martën më 21 qershor, kur makina e tij u ndalua në Castelldefels gjatë një kontrolli rutinë nga policia spanjolle. Dokumentet e falsifikuara të Rasos u zbuluan shpejt si false, dhe ai u arrestua dhe iu morën shenjat e gishtërinjve për të konfirmuar identitetin e tij të vërtetë. Raso akuzohet për në shantazh, trafik droge, huamarrje, trafik armësh, pastrim parash, mashtrim, zhvatje, vrasje, grabitje dhe rrëmbim.
Ndrangheta konsiderohet të jetë ndër grupet më të fuqishme të krimit të organizuar në botë. E përbërë nga një rrjet i përhapur klanesh. Ajo mbledh rreth 50 milionë euro në vit.
Anëtarët e mafies Ndrangheta janë nën hetim nga Policia Federale Australiane e cila përdori një aplikacion sekret të njohur si AN0M për të nisur një nga goditjet më të mëdha dhe më domethënëse të krimit të organizuar në histori.
Operacioni i vitit të kaluar Ironside i dha AFP-së një dosje të gjerë për më shumë se 5000 anëtarë të mafias që jetonin në Australi për të kryer ndërtuar rrjetit e krimit të organizuar.