Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh bënë ndalimin e shtetasit P. K., 21 vjeç, banues në lagjen “Holta”, Gramsh, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, pasi së bashku me shtetasin E. B., 31 vjeç, banues në Gramsh (i ndaluar nga shërbimet e Policisë, më datë 17.06.2022), dyshohet se kanë vjedhur pajisje të ndryshme në magazinën e shtetasit A. Xh.
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)