Një shqiptar është arrestuar në Parma të Italisë pasi u kap me 14 kg kokainë në makinë.
Automjeti me të cilin transportohej kokaina u ndalua nga policia në autostradën A1, pranë Fidenzës, gjatë një patrullimi.
Kontrolli i shasisë së mjetit dhe hetimet e mëtejshme nga policia bënë të mundur identifikimin e ndryshimeve strukturore në bagazhin e makinës ku ishin fshehur deri në 12 pako kokainë.
Lënda narkotike kapte vlerën e mbi 1 milionë eurove në treg.
Shtetasi shqiptar, pronar dhe drejtues i mjetit, u arrestua në flagrancë për trafik droge./abcnews.al