Vangjush Dako vetëdorëzohet në polici.
Urdhër arresti ndaj Vangjush Dakos, është firmosur rreth orës 15:00 nga Gjykata e Posaçme.
Kërkesa e prokurorit Sotir Kllapi është pranuar nga gjykata për Dakon, 8 ish zyrtar dhe 1 biznesmen. Sipas të dhënave bëhet fjalë për një hetim të nisur rreth 1 vit më parë për një procedurë prokurimi si dhe dhënien e lejes së një pallati.
Prokurori Sotir Kllapi, i ka kërkuar Gjykatës 7 masa arresti me burg dhe 3 masa arrest shtëpie.