Dy shqiptarë kanë rënë në pranga për trafik kokainë në Itali. Nga operacioni i kryer nga agjentët e antidrogës u sekuestruan mbi 3 kg kokainë, me vlerë 300 000 euro.
Nga hetimet u zbuluan lëvizjet e dy shqiptarëve të cilët kishin ngjallur dyshime për shkak të takimeve jashtë orarit të punës.
Dy shqiptarët u takuan në banesë dhe në momentin që njëri prej tyre doli jashtë, është ndaluar nga policia, më pas është bërë kontrolli në banesë ku kanë zbuluar edhe lëndën narkotike,.