Liderët e Bashkimit Europian ranë dakord të enjten në mëngjes për një marrëveshje që parashikon krijimin e një fondi prej 50 miliardë eurosh ndihma për Ukrainën. Marrëveshja u arrit pasi Viktor Orbán hoqi dorë nga vetoja.

Vendimi u mor në fillim të një samiti të jashtëzakonshëm në Bruksel, ku fondi ishte tema kryesore e rendit të ditës.

“Ne arritëm një marrëveshje. Të 27 liderët ranë dakord për një paketë shtesë prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën brenda buxhetit të BE-së. Kjo siguron financim të qëndrueshëm, afatgjatë dhe të parashikueshëm për Ukrainën.

BE po merr përgjegjësinë në mbështetje të Ukrainës; ne e dimë se çfarë është në rrezik, “ tha Michel në një postim në X.

Postimi shoqërohet me një foto të të gjithë liderëve pjesëmarrës në takim, rreth një tavoline ovale dhe Viktor Orban, i cili ka ulur kokën.

We have a deal. #Unity

All 27 leaders agreed on an additional €50 billion support package for Ukraine within the EU budget.

This locks in steadfast, long-term, predictable funding for #Ukraine.

EU is taking leadership & responsibility in support for Ukraine; we know what is…

— Charles Michel (@CharlesMichel) February 1, 2024

Në fakt pritej që presidenti i Hungarisë Viktor Orban do të bllokonte paketën e ndihmës siç kishte bërë tashmë në një samit europian dhjetorin e kaluar. Orban kishte thënë se donte një rishikim të politikës së BE-së ndaj Ukrainës dhe kishte vënë në pikëpyetje miratimin e ndihmës për Ukrainën për katër vitet e ardhshme.

Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian, tha se sot ishte “një ditë e mirë për Evropën”.

Marrëveshja i parapriu një takimi shumëpalësh të liderëve të vendeve të BE-së me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i thirrur nga Charles Michel përpara fillimit të Samitit të jashtëzakonshëm.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, morën pjesë në takimin që synonte heqjen e vetos   të Viktor Orban për paketën e ndihmës ekonomike për Ukrainën, në vlerën 50 miliardë euro për 2024-2027.

/abcnews.al