Bashkimi Evropian ka aktivizuar mekanizmin e tij të reagimit ndaj krizave në mënyrë që të koordinojë më shpejt masat mbështetëse për Turqinë dhe Sirinë pas tërmeteve shkatërruese të së hënës.

“Presidenca suedeze ka vendosur më 6 shkurt 2023 të aktivizojë reagimin e integruar ndaj krizës politike (IPCR) për të koordinuar masat mbështetëse të BE-së në përgjigje të tërmetit në Turqi dhe Siri, në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin Evropian”, tha Këshilli i BE-së në një deklaratë.

Marrëveshjet e IPCR-së forcojnë aftësinë e BE-së për të marrë vendime të shpejta kur përballet me kriza të mëdha ndërsektoriale që kërkojnë një përgjigje në nivel të BE-së, tha ai.

Nëpërmjet këtij mekanizmi, presidenca e Këshillit koordinon reagimin politik ndaj krizës duke bashkuar institucionet e BE-së, shtetet anëtare dhe aktorë të tjerë kyç, shtoi Këshilli i BE-së.

Deri tani termetete fuqishme qe goditen Turqine dhe Sirine kane shkaktuar deri ne 3500 viktima, por pritet qe numri te rritet.