Kur punojmë shumë për të përfunduar një projekt, shumica prej nesh përpiqen të dëgjojnë muzikë, në mënyrë që të përqendrohemi në detyrën që kemi në dorë dhe të rrisim produktivitetin. Por pse e kemi këtë impuls dhe a ia vlen?
Muzika ndihmon në përmirësimin e shëndetit dhe funksionimit të trurit në mënyra të ndryshme dhe ne shpesh shijojmë përfitimet, pa e ditur se muzika është arsyeja.
“Muzika përmirëson inteligjencën, gjendjen shpirtërore, produktivitetin dhe zvogëlon stresin tek të gjithë, pavarësisht moshës. Ajo është e shkëlqyer për trurin, sepse aktivizon pothuajse çdo pjesë të tij. Dëgjimi i muzikës konsiston në mënyrë të vazhdueshme në një tru të shëndetshëm. “- thotë Dr. Catherine Jackson, një psikologe klinike e licencuar, neuroterapiste dhe trajnere e licencuar jashtë.
Muzika ka qenë pjesë e strukturës intime të lidhjes njerëzore, gjëndjes së mirë shëndetësore dhe e komunikimit, për mijëra vjet. Atletëve u kërkohet të integrojnë mendjen dhe trupin dhe muzika mund të jetë një ndikuese e madhe drejt këtij qëllimi.”
Kur dëgjojmë muzikë, ndihemi më të lumtur. Si rezultat, kjo na bën më të lumtur dhe më pak të stresuar.
“Njerëzit më të lumtur dhe më pak të stresuar janë më produktivë, sepse e përfundojnë punën më shpejt, më saktë dhe vijnë me një numër më të madh idesh, të cilat janë më të mira dhe më kreative.”- thotë Dr. Jackson.
Muzika pa tekst shpesh sjell më shumë përfitime. Studimet kanë treguar se dëgjimi i muzikës pa tekst mund të përmirësojë vëmendjen dhe performancën.
“Në praktikë, kjo lloj muzike ka një lloj efekti të quajtur ‘zhurma e bardhë’, me anë të së cilit, dëgjuesit përjetojnë përmirësim të gjendjes emocionale.”- thotë Samantha Morrison, një eksperte e shëndetit për “Glacie Wellness”, një kompani e dedikuar ndaj produkteve shëndetësore natyrale dhe të qëndrueshme.
Sidoqoftë, studimet kanë zbuluar gjithashtu se preferenca subjektive e dëgjuesit ndaj muzikës, në të vërtetë mund të ketë më shumë ndikim se vetë lloji i muzikës. Sidoqoftë, sipas Morrison-it, “dëgjimi i muzikës ndihmon që ne të njohim modelin natyral të trurit, si dhe qendrat e parashikimeve të përkohshme. Kështu truri lëshon dopaminën. Si rezultat, dëgjimi i muzikës krijon reagime pozitive, ul stresin, përmirëson përqendrimin dhe rrit produktivitetin në përgjithësi.”
Duke mësuar të dëgjojmë dhe të përqendrohemi, ne mund të kanalizojmë produktivitetin tonë dhe të maksimizojmë performancën. Të gjitha këto vetëm duke dëgjuar meloditë që na pëlqejnë