Dashi
Tendenca e Dashit për të kontrolluar mund të stresojë shpesh dhe ezaurojë partnerin. Kjo sjellje, e bashkuar me impulsivitetin, nuk është diçka që mund ta përballojnë të gjithë.
Demi
Demi është aq i kujdesshëm sa mund të shndërrohet në një paranojak, shpesh duke u larguar nga personat e tjerë. Nevoja e tij për një marrëdhënie të shëndetshme dhe të ndershme shpesh mund ta bëjë të reagojë në mënyrë akute.
Binjakët
Binjakët janë persona që përjetojnë ankth dhe gjithmonë këmbëngulin për të kënaqur veten dhe partnerin. Kjo anë e pavendosur mund t’i bëjë të mendojnë shumë dhe t’i analizojnë e stëranalizojnë marrëdhëniet e tyre.
Gaforrja
Pasiguria është një nga limitet më të mëdha të Gaforres. Shpesh i analizojnë jetët e tyre për të kuptuar nëse po jetojnë në mënyrë autentike apo thjesht po ndjekin partnerin. Personaliteti i tyre i fortë mund të shkaktojë konflikte në marrëdhënie.
Luani
Luanët kanë një vetëvlerësim të ekzagjeruar që mund t’i kthejë lehtësisht në egoistë. Janë shpesh të akuzuar se e duan shumë veten dhe nuk i vlerësojnë marrëdhëniet me njerëzit e tjerë. Egoja e tyre mund të marrë shpesh kontrollin.
Virgjëresha
Të shqetësuarit për gjëra që janë jashtë kontrollit të tyre mund të dëmtojë marrëdhëniet e Virgjëreshës.
Peshorja
Peshoret mund të tregohen shumë negative dhe pesimiste duke u nisur nga besimi se nuk janë të zotë dhe partneri i sheh si të zëvendësueshëm lehtë kur në fakt nuk është kështu.
Akrepi
Akrepët kanë probleme me besimin në vetvete dhe vetëvlerësimin duke besuar se janë inferiorë ndaj partnerit, kështu që kanë vështirësi për t’u shprehur. Ndarja e detajeve personale është shumë e vështirë për ta.
Shigjetari
Vështirësia për të vendosur e bën të vështirë jetën dashurore të Shigjetarëve, pasi pyesin vazhdimisht veten nëse është zgjedhja më e mirë për ta. Mendojnë shumë për të ardhmen dhe kjo ua vështirëson të jetuarit të tashmen dhe të shijuarin e momentit.
Bricjapi
Bricjapët tentojnë t’i japin prioritet karrierës së tyre profesionale. Për katë arsye krijimi i marrëdhënieve romantike mund të jetë i komplikuar dhe partneri mund të mërzitet për shkak të mungesës së vëmendjes. Ekuilibrimi i këtyre dy anëve të jetës është e vështirë sepse karriera gjithmonë kryeson.
Ujori
Ujorët tentojnë izolimin. Për ta, është normale të largohen nga partneri duke krijuar barriera emotive në marrëdhënie.
Peshqit
Peshqit janë intensivë dhe kërkojnë sjellje të ngjashme edhe tek partneri. Por gjetja e personave që ndajnë të njëjtin intensitet, jo gjithmonë është e lehtë.

/revistaliving