Flokët u bien të gjithëve, nuk është çudi.
Në disa raste, rënia e flokut i atribuohet ndryshimet të stinëve, e në disa të tjera mungesës së vitaminave.
Megjithatë, në këtë artikull të AgroWeb.org, do të mësoni për arsye të tjera shumë herë më befasuese të rënies së flokëve.
Medikamentet
Shumë medikamente siç janë holluesit e gjakut, solucionet kundër akneve të pasura me vitaminë A, ilaçet kundër artritit, depresionit, për zemrën dhe tensionin kanë efekte anësore.
Një prej këtyre efekteve është rënia e flokut.
Lindja E Një Fëmije
Pas lindjes së fëmijës, nëna humbet shumë flokë për shkak të stabilizimit të hormoneve.
Rënia e flokut ndalon 3-6 muaj pas lindjes.
Mungesa E Hekurit
Rënia e niveleve të hekurit ndikon tek shëndeti i flokut.
Nëse në organizëm keni pak hekur atëherë do ju bien flokët, thonjtë do të jenë të brishtë, lëkura e verdhë e rrahjet e zemrës të shpejta.
Stresi
Stresi e plogështon sistemin imunitar.
Shqetësimi dhe ankthi pengojnë rritjen e flokut dhe nxit rënien e tij gjatë krehjes.
Larja E Flokëve
Përdorimi i tepërt i solucioneve të larjes së flokut, krehja, fërkimi gjatë dhe pas larjes me peshqir nxit rënien e tij.
Tharëset
Tharëset e instrumentë të tjerë për dhënien e formës së flokut, llaku, boja e të tjerë kanë ndikim në shëndetin e flokut.