Dosja e bujshme e SPAK e emërtuar “Plumbi i Artë” që ka zbardhur një seri ngjarjesh kriminale pas dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani, është diskutuar në emisionin Opinion në Tv Klan.

Gazetari Artan Hoxha, në një lidhje me Skype për Opinion, nënkuptoi se Talo Çela mund të jetë vrarë, duke thënë se “nuk besoj se do kemi mundësi më ta shikojmë imazhin e tij”.

“Kam dyshime se Talo Çela nuk do kemi më mundësinë ta intervistojmë por as të shohim imazhin e tij. Dhe besoj që kjo gjë ka ndodhur pas momentit që Nuredin Dumani është arrestuar. Unë dyshoj që nuk kemi për ta parë më. Uroj që ta kem gabim, por kam shumë dyshime që ne nuk do kemi mundësinë të bëjmë atë që bëri Taku, ta intervistojmë Talo Çelën”, u shpreh Artan Hoxha. /tvklan.al