Burime bëjnë me dije se Veiz Bashaliu është cuni i xhaxhait të viktimës. Ai është vënë në pranga nga policia, për shkak se ka qenë i pranishëm te lokali ditën e vrasjes.

Kur është marrë në pyetje nga Policia ai është shprehur se nuk ka parë asgjë, dhe është shtrirë në tokë në momentin kur janë dëgjuar të shtënat.

Ndërkohë personi tjetër i arrestuar, Mikel Xhaja, në një përgjim ambiental ka folur duke theksuar, ”çfarë na duhet ne, më mirë themi s’kemi parë e as kemi dëgjuar gjë”.

Burime nga prokuroria bëjnë me dije se arrestimi i këtyre dy personave është i nxituar, pasi policia nuk disponon asnjë provë që ata të kenë pasur lidhje me autorët e vrasjes.

.

Vrasja e të riut Albi Bashaliut që tronditi Peqinin, dyshohet se është një krim me pagesë, ndërsa hakmarrja për shkak të konflikteve është pista kryesore./Egnatia news