Hetimet e zhvilluara nga prokuroria e Elbasanit, për rastin e shtrimit të asfaltit elektoral në Belsh, kanë nxjerrë faktin se kompania e ndërtimit “Vëllezërit Hysa”, i paska kryer këto punime në rrugë me dëshirën e saj dhe askujt tjetër.
Këtë qëndrim zyrtar ka mbajtur në prokurori dhe kryetari i bashkisë së Belshit, Arif Tafani, i cili gjatë marrjes në pyetje nga grupi i hetimit, ka pohuar se

I pyetur rreth faktit se i kujt është detyrimi për të ndryshuar projektin, deklaruesi Arif Tafani, ka shpjeguar se ky është detyrim i mbikëqyrësit të punimeve dhe se ai nuk dinte detaje rreth azhurnimet të projektit.
Në vijim të deklarimit Arif Tafani, ka pohuar se rruga “Trojas”, ku “vëllezërit Hysa” po ndërtonin, nuk përfshihet në listën e fshatrave të kësaj kontrate.
Sipas dosjes hetimore kompania “Vëllezërit Hysa” në 10 shtator 2024 kanë lidhur një kontratë me bashkinë Belsh, për kryerjen e punimeve në disa rrugë, e më konkretisht tek rruga “Idriz”.
Mirëpo për shkak se kjo rrugë ishte shtruar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në datën 19 Mars 2025, me kërkesë të kompanisë është bërë një amendim kontrate, duke çuar transferimin e punimeve në një segment tjetër i cili po ashtu ishte ndërtuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Më tej kompania “Vëllezërit Hysa” ka filluar pa u pajisur një leje ndërtimi dhe pa një kontratë shërbimi, në segmentin rrugor “Trojas” dhe “Shkëndie”.
“…unë nuk kam dijeni nëse janë kryer punime apo jo. Bashkia Belsh nuk ka projekt për ndërtimin e kësaj rruge dhe nuk është planifikuar në kontratën me subjektin “Vëllezërit Hysa” të vitit 2024, dhe aq më pak të paguhet një segment jashtë kontrate…”-ka treguar në prokurori kryetari i bashkisë Belsh, Arif Tafani.
Këto të dhëna hetimore, kanë dalë gati 1 muaj nga ndalimi i dy zyrtarëve të bashkisë Belsh dhe shpalljes në kërkim të dy biznesmenëve të kompanisë “Vëllezërit Hysa”, Besnik Hysa dhe Dhiogjen Kristo.
Të dhënat janë evidentuar në vendimin e Gjykatësit të Elbasanit, Elis Dine, i cili ka zbardhur argumentet dhe pretendimet e personave të proceduar dhe marrë në pyetje
Sipas dosjes hetimore kompania “Vëllezërit Hysa” kanë kryer ndërtim pa lejë, duke u lejuar nga funksionari i bashkisë Belsh, Fatjon Muça, kreu i IMT-së Belsh e Lorenc Hoxha është mbikëqyrës punimesh dhe administrator i “ZETACONSULT”./Gijotina