Policia e qarkut të Shkodrës ka asgjësuar 12 203 bimë e fidanë lëndë narkotike, të cilat ishin mbjellë në pyje dhe zona malore.

Ndërkohë janë proceduar në gjendje të lirë katër persona. Është proceduar një inxhinier i pyjeve, kryeplaku i fshatit Kllogjen dhe dy vrojtues pyjesh.

“Bazuar në inteligjencën policore dhe monitorimin nga ajri me dronë dhe toka me patrulla këmbësore, janë lokalizuar dhe asgjësuar 12 203 bimë e fidanë të dyshuara narkotike, të llojit kanabis sativa. Njësia administrative Pult, Shkodër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 455 bimë narkotike. Për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj inxhinierit të pyjeve, shtetasit A. M., për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

Njësia administrative Temal, Vau i Dejës. – Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës asgjësuan 11 748 bimë narkotike. Për këtë rast u proceduan: Kryeplaku i fshatit Kllogjen, Gj. G., për shpërdorim detyre. Dy vrojtues pyjesh, shtetasit P. Sh. dhe F. G., për shpërdorim detyre”, njofton policia./abcnews.al