Ditën e sotme janë plagosur dy punëtorë në një pallat në ndërtim e sipër në qytetin e Krujës.
Burime për Faxnews bëjnë me dije se dy punëtorët ishin duke montuar një ashensor, ndërsa ky i fundit ka renë duke zënë dy punonjësit të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.
Në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët e policisë për të kryer hetimet rreth kësaj ngjarje.