Ditën e djeshme Artan Lame Drejtori i përgjithshëm i Kadastrës, në një komunikim për mediat i bëri me dije publikisht vartësve të tij në dege, korrupsionin dhe zvarritjen që i bëhet me dashje qytetarëve për shkak përfitimi, ku sipas Lames disa punonjës të kadastrës së Tiranës dhe në degë po marrin në qafë veten për 2 mijë euro.
Fakti që ky informacion ka shkuar deri tek drejtori i përgjithshëm i kadastrës tregon që ASHK e ka bërë baltë me qytetarët duke u hyrë në xhepa duke përfituar për një titull pronësie i cili qytetarëve u takon me të drejte.
Egnatia News duke marrë shkak nga kjo deklaratë nga kreu i ASHK Artan Lame, ishte sot në drejtorinë vendore të ASHK Elbasan ku pyeti qytetarët për zvarritjet që hasin në sportelet dhe dyert e këtij institucioni.
“Une kam bërë një rivlerësim shtëpie, kam 11 muaj që pres, tani ishalla del. Nuk kam hyrë brenda, keta dhe punojnë dhe neglizhojnë nuk e kanë aq problem. Un kam paguar 2 herë për një rivlerësim shtëpie dhe nuk e kam marrë dot po bëj 11 muaj që në 4 korrik deri tani.
“Vjen këtu nuk mbaron punë, jam nga Rrajca nga Prrenjasi. ( Pyetet per korrupsion) Dhe mund të ketë, dhe ka ndodhur por nuk mbaron punë, se tani thotë online un nuk marr vesh nga telefoni, ai nuk të fut brenda thotë ik merre në telefon. ( Pytet sërisht për korrupsion)
Aty Brenda edhe ndoshta, nuk e di nuk jam futur brënda, por sherbimi nuk mbaron punë , kam ardhur me makinë dhe nuk po mbarojmë pune”
“Kam ardhur për të marrë tapinë e tokës, nuk më japin përgjigje dha ka kaluar afati”
“Është e ditme ajo punë, unē kam gjithë ato vite që vij këtu ,nuk mbarojmë punë se ku qëndron problemi ato e dinë, por me këto nuk mbaron punë.
( e pyetur për korrupsionin) Nuk kam parë, nuk kam vënë re por si dihet ato i dinë xhepat e tyre, ne si dimë, ne jemi hallexhinj”.
“Kam gjithë ato muaj qe kam aplikuar që në dhjetor, sepse më kanë bërë një gabim në planvendosje të shtepisë, kam 2 vjet që sorrollatem, më thanë për aplikimin, e bëra në 13 janar thotë aplikimi që un ta merrja tani deri tani është maj ,un nuk kam marrë asgjë, thonë është në proçes dhe kaq. Vetëm se sorollatem që vij posht e lart, jam nga Cërriku, banues në Cërrik dhe vij këtu, kam dhe të vëllait me prokurë, nuk e di do e marr sot apo jo lejen, ka dal leja ka tre muaj, un them do e marr sot apo jo, e kam prokuren ketu se di do e marr apo jo.”
Nisur nga kjo panoramë e cila fakton pjesërisht deklaratën e kreut të ASHK Artan Lame, na shtyn që të jemi në mbështetje të kauzës së drejtorit të përgjithshëm të ASHK ,duke qënë pranë qytetarëve për çdo përgjigje të munguar dhe informim publik nga ana e ASHK Elbasan, si dhe çdo abuzim korruptiv që mund të jetë kryer apo mund të kryhet në të ardhmen në dem tē ligjit dhe qytetarëve .