Kush ka vajza botën ka! Po, e vërtetë! Por edhe kush ka motra ka botën!
Vajzat që kanë motra e kuptojnë më mirë këtë, pasi mamaja i ka bërë me një shoqe të ngushtë që do ta kenë përjetë aty. Lidhja e gjakut zgjat përgjithmonë, ashtu siç zgjat edhe lidhja mes dy motrave.
Edhe moderatorja Dojna Mema po gëzon sot për motrën e saj, Mikelën, e cila feston ditëlindjen.
Dojna zgjodhi fotot më të veçanta nga fëmijëria, ku dy vajzat shfaqen në moshë të vogël, si dhe i shprehu gjysmës së saj dashurinë ashtu siç vetëm një motër di.
“Gezuar diten tende diell Faleminderit qe na kthen buzeqeshjen edhe kur te mungon vete. Faleminderit qe ke nje fjale te mire per kedo dhe zemren me te madhe se e gjithe bota. Do te jem gjithmone aty, per te te fshire lotet kur gjithçka duket gabim dhe per te qeshur si e çmendur me batutat e tua. Kudo te jesh, Dela nuk ta leshon doren @mikelamema #happybirthday ”- ishin fjalët e Dojnës në postim.
Sigurisht, as Mikela s’i ka mbajtur dot lotët nga ky urim kaq i bukur, teksa i ka komentuar:
“dashuria e jetes sime, me mbush zemren plot me lumturi. Te dua me shume se cdo gje ne bote”
icon style