Lionel Messi dhe Angel di Maria ishin tejet të motivuar për lojë në përballjen e Argjentinës me Paraguain në Kupën e Amerikës.
Dy argjentinasit dhuruan spektakël me veprimet e tyre, derisa morën fitore minimale 1-0 ndaj paraguaianëve.
Fillimisht spektaklin e filloi Di Maria që me asistimin e tij vizionar dhe magjik, e gjeti Alejandro Gimezin që shënoi me lehtësi në portën e Paraguait.
Kur po kalonte minuta e 93-të e takimit, Messi kishte kohë që të turpëronte kundërshtarët e tij me lëvizje mashtruese, derisa një tjetrit i futi edhe topin mes këmbëve.
Anëtari i Barcelonës dh ai i Paris Saint-Germain u bën viral me lëvizjet e tyre, me këtë të fundit që ishte lojtari i ndeshjes.