Kryeministri Edi Rama

Këto nuk janë zyra punësimi që nuk duan të punojnë vetëm duan të marrin një rrogë pa qenë fare as në Shqipëri. Është shumë e trishtueshme dhe nu ke bëmë këtë publikisht për të larguar përgjegjësin nga vetja por për të marrë ne përgjegjësinë dhe për të dhënë një mesazh para qytetarëve. Ky është abuzim flagrant dhe fyes me votën e popullit. Askush nuk ju ka kërkuar asnjëherë juve që të bëni politikë sociale se i vini emrin sociale cdo lloj mosveprimi sic dëgjova që disa prej jush kishin cështje sociale me ata guroret që ministria donte ti vendoste parapërgjegjësisë.

Edhe këtë anën sociale këtu me idenë se po humbisni vota, i lini paratë e popullit të rrjedhin rrugëve në formën e ujit që nuk matet. Nuk është sociale të flasësh në emrin e një grupi punonjësish që shkatërron malin komplet dhe nuk mbjell sic e ka në marrëveshje. Është krim kundër fëmijëve dhe këto nuk sjellin vota por vetëm vota. Duhet të kundërveprojmë për të vendosur një digë që humbjet të mos thellohen.

Duhet të ndryshojmë tani, kur them tani, javën e ardhshme, minitrja do jetë qark për qark me të gjithë kryetarët e bashkive duke prezantuar planin. Nxjerrja komplet nga duart e punësimeve në ujësjellës, për këtë do kërkojmë ndihmën e partnerëve tanë që të monitorojnë burimet njerëzore sepse edhe këta po investojnë këtu. Nuk e bëjnë këtë që të hedhin lekët e të ikin, por që të krijojnë sukses. Do jemi të treja palët aleatë për një ndryshim radikalë, dhe kjo do fillojë nga ju. Ti thoni vetes: Stop mjaft të mbyllet ky cikël. Këtu nuk ka më politika sociale me hajdutërinë e rrjetit.

Këto nuk janë sociale, por skandale dhe i gjithë publiku sot duhet ta dëgjojë që ne jo vetëm jemi shumë të vendosur por ne do të ndërhyjmë dhe do ju lutesha që askush të mos bëhet pengesë që sistemi të ndryshojë. Përvec letrës që ju thoni se jeni autonom, nuk ka asnjë argument tjetër për punësimet, për humbjet.
Edhe një të tretë kemi së shpejti, nëse do bëjmë një përmirësim në këto shërbime do i bëjmë një nder të madh komunitetit.

Guroreve u dilni për zot ju kur u thuhet se do mbyllet po nuk ka asnjë letër nga ana e bashkive në ministrinë e mjedisit ku thuhet se kompanitë nuk kanë mbjellur asnjë pemë. Sa i përket guroreve, ju lutem tu qëndroni larg kësaj punë. Këtu herën tjetër do jenë kompanitë që shfrytëzojnë punët e guroreve e këto gjërat e tjera.

Shfrytëzuesit e guroreve do e kuptojnë se ose do vijnë tani të nënshkruajnë marëveshjen e pyllëzimit ose do mbyllen dhe ta harrojnë se do i përdorin punëtorët si mish për top nëpër protesta. Nëse janë të gatshëm të rikuperojnë nuk u bëhemi pengesë.