Lokalet janë cilësuar nga ekspertët e shëndetit si një nga vatrat e rrezikshme të përhapjes së koronavirusit, për shkak se brenda këtyre ambienteve mosmbajtja e maskës është e legjitimuar.
Pamjet tregojnë se shpesh protokolli anticovid shkelet nga klienti apo vetë biznesi.
Por në Elbasan e habitshme është se asnjë subjekt nuk është penalizuar përgjatë vitit 2021.
“Misioni kryesor i ISHSH në këtë periudhë kaq të vështirë nuk ka qenë kurrsesi penalizimi, por ka qenë këshillimi dhe ndërgjegjësimi.”
Të paktën 36 milionë lekë gjoba janë vendosur nga Policia e Shtetit në të gjithë vendin për aktivitete politike.
Edhe në këtë pikë në Elbasan nuk ka të ndëshkuar.
“Sigurisht ne nuk kemi qenë pjesë e këtyre njoftimeve. Nëse do të marrim një njoftim të tillë për të shkuar në mbledhje të tilla, sigurisht që do të veprojmë në mënyrë të menjëhershme.”
Bizneset u hapën pas karantinës me një protokoll të rreptë masash kundër përhapjes së koronavirus, i cili jo nga të gjithë respektohet.
Ora news