Gjatë 24-orëve të fundit në vend nuk është shënuar asnjë vdekje Covid, ndërkohë që janë shëuar 21 raste të reja nga 2451 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se akualisht numri i pacientëve aktiv është 156 në të gjithë vendin, 5 prej të cilëve po marrin trajtim spitalor të specializuar në Infektiv.

Në 24-orët e fundit bëhet me dije se janë shëruar 2 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,074 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i plotë i MShMS:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2451 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 21 qytetarë në këto bashki: 8 raste në Tiranë, nga 3 raste në Durrës, Elbasan, 2 në Konispol, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Cerrik.

Aktualisht janë 156 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,074 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (18 Korrik 2021)

Raste të reja ditore      21

Të shëruar në 24 orë     2

Të shtruar në spitale      5

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2451

Testime totale             855,993

Raste pozitive             132,686

Raste të shëruara        130,074

Raste Aktive                     156

Humbje jete                   2,456

fax