Pesëmbëdhjetë shtetet amerikane gjatë 24 orëve të fundit nuk kanë raportuar asnjë vdekje nga Covid-19,

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins bëhet fjalë për Alabaman, Koloradon, Delaëare, Xhorxhia, Haëaii, Idaho, Ioëa, Minesota, Montana, Dakota e Veriut, Ohio, Oklahoma, Vermont, Wisconsin dhe Wyoming.

Gjatë shtatë ditëve të fundit gjashtë nga këto shtete raportuan mesatarisht 1 vdekje në ditë për shkak të Covid-19.

Së fundmi, Drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Rochelle Ëalensky tha se Shtetet e Bashkuara duket se po shkojnë drejt daljes nga pandemia duke theksuar se në shtatë ditët e fundit mesatarja e numrit të personave të infektuar dhe vdekjeve për shkak  të koronavirusit ka qenë me ulëta që prej fillimit të pandemisë.

Gjithashtu ajo tha se 60% e amerikanëve mbi 18-vjeç kanë marrë dozën e parë të vaksinëns anti-Covid dhe sipas saj kjo është një shenjë e mirë drejt përmbushjes me lehtësi të objektivit të Presidentit Joe Biden për të vaksinuar të paktën me një dozë 70% të popullsisë deri më 4 korrik.