Ishte planifikuar të diskutohej emri i propozuar për kandidatin për President, por mbledhja e Komisionit të Ligjeve ka zgjatur vetëm 3 minuta.
Kjo për shkak se opozita dhe mazhoranca nuk kanë paraqitur asnje propozim, duke bërë që të digjet edhe raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Raporti i miratuar në Komision i ka kaluar Kuvendit, që në orën 17:00 pritet të mblidhet formalisht, pasi nuk ka asnjë kandidaturë për të votuar. Raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit do të mbahet në 30 Maj, por ngërçi mes opozitës dhe mazhorancës mund të bëjë që edhe ky raund të dështojë.
Në raundin e katërt të drejtën e propozimit do ta ketë mazhoranca, e cila mund ta zgjedhë kreune ri të shtetit me 71 vota.