Kryeministri Edi Rama thotë se opozita është përgjegjëse për djegien e raundit të dytë të zgjedhjes së presidentit të ri, duke mos propozuar asnjë kandidat.
Rama tha për gazetarët në fund të seancës plenare se opozita merret me profilin e presidentit pasi nuk dëshiron të merret me zgjidhjen. “S’kemi partner në këtë proces. Duhen dy për të kërcyer tango”, tha Rama.
Duhen dy për tango thonë, kështu që nuk mund të bëjmë tango vetëm. Merren me profilin ata që nuk duan të merren me zgjidhjen. Zgjidhja është një njeri i cili të përmbushë detyrimet që ne kemi karshi shqiptarëve, për ta çliruar atë zyrë nga kthetrat e të shkuarës. Po ta kishim vendosur do ta kishim shpallur, e kemi ndjekur këtë proces me durim, duke dëgjuar lloj-lloj çudish, por e kemi shumë të qartë që s’kemi partner. Politika është ndërveprim, dialog, shah, dhe në të gjithë atë që politika është, fjala nuk kam besim ndaj po iki në drejtim të paditur, nuk ka kuptim”, deklaroi Rama.