Dy vite pasi Aston Martin prezantoi konceptin me emër të çuditshëm AM-RB 003, ka vendosur që produktin përfundimtar ta quajë me një emër më të thjeshtë: Valhalla.

Prodhuesi i makinave e prezantoi këtë supermakinë hibride ditën e enjte para British Grand Prix, ku ata do të konkurojnë për herë të parë në 60 vite. Kjo kompani u rikthye dhe në F1 gjatë këtij viti me një ekip që është i bashkësponsorizuar nga Cognizant.

Aston Martin Valhalla vjen me një shpejtësi maksimale 350 km/h, dhe do t’i duhen vetëm 2.5 sekonda për të arritur shpejtësinë 100km/h nga qetësia, kjo dhe falë kombinimit të një motorri twin-turbo V8 që ka 740 kuajfuqi me dy motorë elektrik. Sigurisht një ndihmesë të madhe e jep dhe forma aerodinamike e makinës dhe pesha 1,550 kilogram.

Brenda makinës gjendet një infotainment system me një ekran touchscreen qëndror që suporton Apple CarPlay dhe Android Auto. Shumë pak makina Valhalla do të prodhohen, gjë që bën që çmimi i tyre të jetë i lartë.

Një gjë që ndoshta nuk e dini është se motori me djegie të brendshme vjen nga Mercedes-Benz, i cili i siguron ato dhe për ekipin e F1 të Aston Martin.

geek