Gjatë fjalës së tij përpara koordinatorëve ish kryetari I Bindjes Demokratike Astrit Patozi u shpreh se:
“Bindja Demokratike është e vetmja force politike që i rezistoi uraganit bipolar të 25 Prillit. Fakti që sot jemi këtu të gjithë bashkë tregon se kjo shtepi ka themele të fortë dhe nuk ka qëllim pazaresh klienteliste. Siç u tha këtu, Bindja është një projekt të cilit koha i dha te drejtë por ky është vetëm fillimi mendoj unë, pasi koha hodhi poshtë baltën që iu qëllua Bindjes! Pasi tregoi që ato që ne kemi parashtruar ishin shqetësim dhe plagë reale pasi sot na gjen më të bashkuar se kurrë na jep dhe përgjegjësinë përpara atyre që na votuan dhe raportit fantastik që kemi me të vërtetën. Ne të jemi një vlerë e pastër dhe serioze për demokracinë dhe qytetaret!”
Aktualisht vijon mbledhja e strukturave në qytetin e Lezhës.
/Egnatia neës