I ftuar në Open në Top Channel Astrit Patozi e cilësoi Lulzim Bashën si një njeri pa skrupuj dhe që mund ta çoj PD me vetëm 35 deputet për shkak të vendimit për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar i kësaj force politike.

Astrit Patozi: “Sali Berisha mund ta marrë PD-në vetme nëse Basha ikën.
Basha e ka deklaruar PD-në si ndërmarrje të veten. Ai ka humbur 4 herë dhe nuk ka skrupuj. Mundësitë e PD? Berisha mund të ketë levizje tjetër ta udheheqi. Kjo që po ndodh me partinë demokratike mund të shërbejë si shtyse që politika është dinamike. Politika nuk trashëgohet. Kjo, mund të shërbejë që të zgjojë edhe shoqërinë tonë sepse nga njera anë është Rama që i cakton ministrat dhe i shkarkon po vetë dhe nga ana tjetër e njejta gjë . Kjo me Berishën është një termet. PD është pa aleat. Ka dosje te mbyllur me LSI dhe aleatët . Nesër në parlament shkon e coptuar. Mund te katandiset me 35 deputetët dhe kjo është meritë e Bashës . PD u tregua e pabese me LSI. Gravitet do të jetë i ulur nesër”
Egnatia news