Nga data 1 Prill paga minimale si në sektorin shtetëror, ashtu edhe në atë privat do të jetë 40 mijë lekë. 

Në kuadër të kësaj nisme kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një takim me sipërmarrës të sektorit privat, ndërsa shtoi se rritja e pagës nuk bëhet për fushatë zgjedhore. 

““Sipërmarrja nuk mund të largohet nga Shqipëria, edhe pse punonjësit mund të largohen nëse janë të pakënaqur me pagat. Dilema është të rrojë apo të vdesë. Por është një dilemë e thjeshtë, të rrojë duke mbështetur punonjësit që edhe ata të rrojnë. Epoka e shfrytëzimit të punonjësve duhet të mbyllet. E zhvillojmë këtë dialog kundër shfrytëzimit të punonjësve. Nga që e dinë se s’do fitojnë, ofrojnë nënë dhe babë. Në prill paga minimale bëhet 40 mijë lekë. Kjo nuk ka lidhje me fushatën. 

Nuk kemi nevojë të rrisim pagat për të ftuar zgjedhjet. Është koha për ti dhënë bashkë një shtysë. Pagat reale në Shqipëri janë më të larta se sa deklarohen. Avenir Kika e ka frikë ligjin si tiranas që është. Ai nuk ka pagë 40 mijë lekë të reja në sektorin e ndërtimit, se janë gënjeshtra. Sipërmarrësit kujtojnë se ia hedhin shtetit. Duke i marrë punonjësve sigurinë shëndetësore dhe për vilën e 6 mendojnë se do e kenë të sigurt të ardhmen, pror jo se do ngelen pa punonjës. Punonjësit kanë nevoje që të ndihen të sigurt dhe për vetën dhe familjen. Nga ana tjetër është e pamundur që krahasimi të bëhet me pagat e Gjermanisë.”, tha Rama.