E shtuna kthehet në makth për Juventusin. Në mëngjes, Guardia di Finanza i bastisi zyrat ndërsa në mbrëmje Atalanta i thyen brenda në “Stadium”. “Zonja e Vjetër” e ka shumë të vështirë të reagojnë, vijon rënien e lirë edhe në Serie A duke humbur shumë terren jo vetëm me kreun për edhe më zonën euro. Atalanta i dha një tjetër goditje të fortë, ku gjithçka u vendos në pjesën e parë.
Në minutën e 28-të Berat Gjimshiti dhurojë një asisit për Zapata me kolumbianin që nuk fali duke dërguar topin në rrjetë, një gol që në fund rezultojë një trepikësh.