Atdheu duket se ka rënë pre e provokimeve të Sarës gjatë takimit që pati me të. Teksa po konsumonin verë, ai mori gotën e Sarës dhe po kërkonte buzët e saj.
Ndërsa gjatë bisedës, Sara i përmendi telefonin e kthyer mbrapsht dhe po talleshin për mesazhet që i vijnë. Sara duket se e thumboi për rastin që pati me Antonelën, kur ajo u largua nga takimi pasi pa mesazhin “më mungon” në telefonin e tij, për të cilin Atdheu u justifikua se është nëna.
Por thumbat e Sarës, Atdheu i mori me sportivitet dhe duke qeshur e më pas i dhuroi një puthje në qafë, në zonën ku ka tatuazh shqiponjën duke i thënë “Do ta puth pak shqiponjën”.
Sara: Pse e kthen telefonin mbrapsht?
Atdheu: Jam i përqendruar tek ty.
Sara: Cfarë thotë mami? E ka marrë malli prap? Cfarë thotë tani, që të do shumë?FOTO GALERI1/5
Top Channel