Ish-futbollisti i Kombëtares, Florian Myrtaj ka qenë i ftuar në një intervistë në distancë në emisionin “Euro Dribling” në Fax News, drejtuar nga moderatorja Klevisa Alinani.

Ish-sulmuesi vlonjat ndër të tjera komentoi formën e mirë që po kalon Italia aktuale që drejtohet nga Roberto Mançini.

Ai tha se kjo Itali nuk ka një futbollist yll, por ka një skuadër e cila bazohet në taktikat e trajnerit Mançini, duke shtuar se tekniku italian ka krijuar një grup fantastik.

Për sa i përket veçimit të një lojtari që mund të zinte vend në formacionin e Italisë së vitit 2006, kur fitoi titullin Kampion Bote, Myrtaj nënvizoi Barellën, mesfushorin e Interit, si i vetmi që mund të luantë në atë brez të artë futbollistësh.

Nder te tjera, Myrtaj permendi dhe Andrea Pirlon, duke e vleresuar ish-mesfushorin italian si nje lojtar qe bente gjera te cilat nuk i bejne dot lojtaret e tjere.

Intervista: 

11 ndeshje pa humbje? Italia pati falimentin më të madh me Venturën. Mançini kishte çdo gjë nga e para, nga zero. Ka krijuar një grup fantastik. Italia në këtë moment ështe ajo që ka më shumë ritëm nga të gjitha ekipet.

Përzgjedhja futbollistëve? Jam dakord me analizën e bërë me siglën e emisionit. Për lojtarët do thoja janë lojtarë që kanë lozur në vitet e fundit. Shikojmë Verratin që ka luajtur me PSG. Sasuolo ka sjellë lojtarë që po rriten shumë. Italia nuk ka më lojtari yll që kanë ekipet e tjera, por është e bazuar në taktikën e Mançinit.

Lojtar qe mund te luante ne 2006? Besoj Barella mund të luante në vitin 2006. Kampionatin botëror e fitoi. Verrati është lojtar i nivelit botëror. Pirlo atë që bënte me topin nuk e bën dot kush. Italia ishte kampion bote. Unë mendoj se Barella është ai që mund të luante në atë ekip.

Futbollistet shqiptar? Ai që ka treguar deri më tani formën më të mirë është Gjimshiti. Të lozësh me Atalantën për dy vite me atë trajner dhe me atë ritëm loje. E komplimentoj.

fax web