Erion Murataj PSD

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Tiranë, ku raportohet se një person ka mbetur i plagosur.

Raportohet se personi i plagosur është ndjekur nga autorët nga rrethrrotullimi i Shkozës. Dyshohet se autorët e atentatit kanë djegur makinën në Lundër.

Aktualisht, i plagosuri është dërguar në spital ku po merr ndihmën mjekësore.