Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e së shtunës (23 tetor) qytetin e Fierit. 57-vjeçari, Demir Backa, u qëllua nga një automjet në lëvizje, por për shkak të plagëve të marra do të ndërronte jetë në spital. Ndërsa ende nuk dihen arsyet e këtij ekzekutimi, mësohet se Backa ishte pronar i një lokali në Fier, ndërsa autorët dogjën makinën në zonën e by pass-it të Fierit.
Rikthehen vrasjet në vend. Biznesmeni, Demir Backa, u qëllua me breshëri kallashnikovi brenda në automjetin e tij tip “Audi” teksa ishte duke parkuar pranë ish-QTU.
Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Fierit, por pak më shumë se një orë pas ngjarjes ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.
Dyshohet se në atentat kanë kanë qenë dy persona, të cilët kanë hapur zjarr nga një automjet tip “Mercedes Benz”.
Autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe në dalje të by pass-it të Fierit kanë djegur automjetin.
Demir Backa ishte pronar i bar “Piazza” në Fier si dhe zotëronte edhe një hotel në Sarandë.
Dyshohet se ai ka pasur konflikt me një grup kriminal në Tiranë dhe se ngjarja në fjalë ka shumë gjasa të lidhet me një incident në Fier.
Forcat “Shqiponja” dhe FNSH kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.
Ndërsa ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë mësohet se viktima është vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit, i cili është vrarë në 1997-ën.
Medi Backa njihej ndryshe si Buc Backa dhe u vra në masakrën e Levanit.
Ai u vra së bashku me 23 persona të tjerë.