Pronari i një prej hoteleve më të njohura në ishullin grek Mykonos, ka rënë pre e një atentati me armë zjarri.

Sipas medieve greke, Thodoris Kousathanas fillimisht është përplasur me makinë dhe më pas autorët kanë zbritur nga mjeti dhe e kanë goditur me levë në kokë, duke e lënë të plagosur rëndë në mes të rrugës.

Biznesmeni, pronar i hotelit “Poseidon” në zonën Vida të Mykonos, është dërguar me urgjencë në një spital privat.

Lidhur me këtë atentat, ka reaguar edhe kryebashkiaku i Mykonos, Konstantinos Koukas, i cili ka kërkuar nga autoritetet zbardhjen e meënjhereshme të ngjarjes.