ABC News, ka zbardhur të tjera detaje nga atentati i dështuar në Elbasan, ku ranë në pranga dy shtetas, Arben Spahiu dhe Arsen Preçi.
Kujtojmë që policia e Elbasanit gjeti në automjetin “BMË X6”, 3 armë zjarri kallashnikovë dhe 2 bidona me lëndë djegëse.
Makina u gjet e braktisur në zonën e quajtur “Ish-konservimi” pranë stadiumit “Elbasan Arena”.
Pak ditë nga kjo ngjarje, dy të arrestuarit kanë mbajtur një deklarim mohues përballë këtyre fakteve.
Arben Spahiu ka deklaruar se nuk ka dijeni për mjetin, ndërsa për dokumentat greke të falsifikuara me foton e tij, ka thënë se mund të jenë bërë nga dikuh që ka dashur t’i bëjë keq.
“Nuk e di kush e ka bërë këtë. Dokumentet nuk janë të miat”, ka thënë ai, ndërsa dokumentat janë gjetur në çantë në një kosh mbeturinash.r.t/abcnews.al