Disa ditë nga masakra në Dobraç të Shkodrës, ku humbën jetën tre persona mes tyre dhe një qytetare e pafajshme në rrugë, Policia po punon për identifikimin e autorëve të krimit. Grupi hetimor ka mundur të hape pamjet nga disa kamera te sigurisë në qytet, duke zbardhur intinerarin e makinës me të cilën lëviznin dy viktimat Hamza Lici, dhe Arlind Bushati.
Rreth orës 3 të pasdites së 30 tetorit, automjeti S Class, me targa të Kroacisë, ka qenë duke lëvizur në lagjen Zdrale, pranë stadiumit “Loro Borici” ndërsa më pas I është drejtuar lagjes Rus Maxhar. Makina e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit ka marrë rreth rrotullimin tek vendi I quajtur Ura e Maxharrit, ka vazhduar në rrugën Tuzi, për të dal tek rrethrrotullimi “5 Heronjt e Vigut”.
Kjo rrugë kalon paralelisht me lagjen “Dobraç”, ndërsa automjeti Range Rover i autorëve, sipas hetimeve të deritanishme I ka ndjekur për disa kilometra. Autorët u janë afruar viktimave, rreth dy kilometra pasi kanë kaluar “Urën e Maxharrit”
Pasi kanë kryer atentatin ne Dobrac, Range Roveri i autorëve është drejtuar për tek rreth rrotullimi 5 Heronjt e Vigut dhe më pas ka humbur gjurmët nëpër rrugicat e fshatit Golem, ku edhe është gjetur i djegur. Ndërkohë policia dyshon se në makinën e viktimave ka qenë një person i tretë, i cili i ka shpëtuar plumbave.
Pamjet tregojnë se ky person i veshur me të zeza, është parë duke i dhënë ndihme Hamza Licit, te shtrirë në tokë, ndërsa një pamje tjetër ai shfaqet me gjak në fytyre e duar. Sipas policisë personi ka ngjashmëri me Ibrahim Licin, vëllain e madh të Hamzait, i cili njihet me nofkën “fantazma”. Por deri më tani nuk është provuar që të jetë ai.
Në një foto tjetër të siguruar nga Abc News, shihet se pranë këtij personi ndodhen efektivë të forcave “Shqiponja”, por ende nuk dihet se si personi I veshur me të zeza ka mundur të largohet nga vendi I ngjarjes, pa u verifikuar se kush është.