Një biznesmen i fuqishëm italian që ka fabrikë tullash në Tiranë, është ekzekutuar pas mesnate në fshatin Salari të Tepelenës. Ai ka qenë duke udhëtuar si pasagjer në një mjet, bashkë me disa persona të tjerë, kur ka rënë në atentat.

Edoardo Sarchi është biznesmeni italian i vrarë në fshatin Salari të Tepelenës, pak pas mesnate. Newsbomb.al mëson ekskluzivisht se ai drejtonte fabrikën italo-shqiptare të tullave dhe tjegullave në Laprakë, “TEGOLA EDILCENTRO”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 në fshatin Salari, në vendin e quajtur “Dilan”, mes fshatrave Nivicë dhe Salari. Bëhet fjalë për shtetasin italian me iniciale Edoardo Sarchi, 44 vjeç, banues në Tiranë.

Nën drejtimin e Prokurorisë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.