Viktima është 42 vjeç, baba i tre fëmijëve. Ai është vrarë nga persona ende të paidentifikuar teksa po futej në një market në Balldre. Banorët kanë dëgjuar xhirime të forta të një automjeti në momentin që ndodhi ngjarja.

Ende nuk dihet nëse ishte atentat apo konflikt i çastit.

“Më datë 19.07.2023, rreth orës 18:30, në Balldre, Lezhë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. M (L), rreth 42 vjeç. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.”- njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Top Channel