Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e cila ndodhi mbremjen e te premtes në Durrës.

Bëhet me dije se i plagosuri, Arbër Gorgea ka shkuar i plagosur në komisariatin e policisë. Ai ka thënë se është qëlluar nga disa persona teksa ishte duke ecur me makinë.

Sipas të dhënave paraprake, autorët kanë qëlluar nga një automjet tip “Ford” në lëvizje, duke e goditur të plagosurin në krahun e majtë me armë të llojit pistoletë.

Pas ngjarjes, ai ka arritur të shkojë vetë deri te Komisariati i Policisë, ku ka kërkuar ndihmë për të shkuar në spital.

Më pas, ai është shoqëruar nga oficerët e policisë drejt urgjencës së Spitalit të Durresit ku është duke iu nënshtuar ndërhyrjes kirurgjikale.

“Rreth orës 20:00, në zonën e Fllakës, dyshohet se për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Durrës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, sqarimin dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.