Një shtetas shqiptar u qëllua me armë nga dy atentatorë ende të paidentifikuar në qytetin e Athinës.

Menjëherë pas atentatit të cilit shqiptari i shpëtoi, autorët e dyshuar të ngjarjes janë larguar me një taksi.

Sipas mediave greke, ata e kanë kërcënuar taksistin që t’i largonte nga vendngjarja, mirëpo kanë harruar armën brenda në mjet kur u larguan .

Teksa dëshmia e taksistit pritej të jepte detaje që do të ndihmonin në hetimin e ngjarjes, ky i fundit ka pësuar një krizë paniku dhe nuk është në gjendje të flasë, shkruajnë mediat fqinje.

Shqiptari u sulmua me armë zjarri një natë më parë. Mediat greke shkruajnë se shqiptari është një kriminel i fuqishëm që lëvizte me jelek antiplumb. Në momentin që u qëlluar drejt tij, një natë më parë, ai nxitoi të fshihej dhe nuk kërkoi as ndihmë mjekësore.

(E.H/Faxweb.al)