Erion Murataj PSD

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 18 vite burg të riun Axel Hoxhaj. Ai është shpallur për vrasjen e 20-vjeçarit Stivën Toshkëzi, ngjarje kjo e ndodhur më 18 Prill, rreth orës 00:15, në rrugën “Skënder Sallaku”, në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”.

Fajtor për moskallëzim krimi është shpallur edhe i riu Ensi Maze, i pranishëm me autorin në momentin e krimit. Dy të rinjtë ishin në konflikt të vazhdueshëm me njëri-tjetrin për një vajzë, konflikt i cili përfundoi me fatalitet.

Sipas togave të zeza, ky konflikt edhe pse për motive të dobëta, kishte angazhuar dy grupet shoqërore të të pandehurit dhe viktimës, në gjetjen e informacioneve dhe vendndodhjes së njëri-tjetrit. Me gjithë angazhimin e tyre, takimi në mesnatën e 18 Prillit të 2 viteve më parë, është konsideruar nga gjykata si rastësor..


Si ndodhi vrasja e 20-vjeçarit në kryeqytet dhe cilat ishin arsyet e sherrit mes të rinjve?

Vrasja e 20-vjeçarit dyshiohet se ishte derivat i një konflikti të mbartur me dy të rinjve, pasi më parë ishin konfliktuar edhe fizikisht për një vajzë, që ishte angazhuar në një lidhje dashurie me Toshkëzin.

Ishte Axel Hoxhaj, i cili së bashku me mikun e tij Enzi Maze (18 vjeç) dyshiohet se i zuri pritë të ndjerit shumë pranë banesës së tij. Rreth dy javë më parë 20-vjeçari e kishte rrahur atë pas një përplasje fizike në afërsi të Rrugës së Elbasanit, sepse i ngacmonte të dashurën e tij.


Të rinjtë e kishin lënë që të takoheshin mbrëmjen e së hënës për t’u sqaruar. Toshkëzi, i cili sapo kishte mbyllur punën si montazhier në një televizion në kryeqytet ra në pritën e dy 18-vjeçarëve, me Hoxhajn që sipas raportimeve e ka goditur me një hanxhar ose thikë të madhe në pjesën e brinjëve duke i shkaktuar vdekjen.