Qyteti i Durrësit është tronditur nga një ngjarje e rëndë gjatë natës, ku një 29-vjeçar është ekzekutuar në një atentat me armë zjarri. I riu ka humbur jetën në spital.

Policia e Durrësit ka njoftuar se krimi ka ndodhur në lagjen 18 të Durrësit, ndërsa viktima është Ermir Dedja, një person me precedentë të mëparshëm.

Gjithashtu është bërë e ditur se në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. Ndërkohë është ngritur një grup hetimor për të zbardhur ngjarjen.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 20.05.2025, në orën 00:50, në lagjen nr. 18 Durrës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.