Gjykata e Apelit ka lënë në burg Valter Bamin të arrestuar si i përfshirë në vrasjen e kunatit të Gentjan Bejtes.

Bami u arrestua pasi në duar iu gjetën gjurmë baruti.

“Gjykata e shkallës së parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me
vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest nw burg”, për
personin nën hetim shtetasin me iniciale V.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja
pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe imunicionit”, të parashikuar nga
neni 278/1 të Kodit Penal.
Gjykata e shkallës së parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 1506 Regj.
Them, datë 10.07.2023, ka vendosur:
1.Vleftesimin si te ligjshem te “arrestimit flagrance” te personit nen hetim V.B.
2.Caktimin si mase sigurimi personal ndaj personit nën hetim V.B ate te “arrestit ne burg”,
parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale, si i dyshuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe
prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe imunicionit”, të parashikuar nga neni 278/1 të
Kodit Penal.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale V.B,i
cili kërkoi:
– Shfuqizimin e vendimit, vlerësimin e paligjshëm të ndalimit dhe rrëzimin e kërkesës për
caktimin e masës së sigurimit“arrest në burg”, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm
të tij.

Në përfundim të gjykimit në apel, sot më datë 28.07.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit
të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar znj. Alma Ahmeti, vendosi:
– Miratimin e vendimit penal nr.1506 regjistri themeltar, datë 10.07.2022 të Gjykatës së Shkallës
së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.”

Dokumenta bashkëngjitur

https://docs.google.com/gview?url=https://www.cdnimpuls.com/oranews.tv/media3/1-njoftim-per-ceshtje-penale-date-28072023-1-1690534001.docx&embedded=true