Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me armë zjarri ditën e sotme në Pogradec.
Burime bëjnë me dijes se i plagosuri, Joan Muçllari është djali i pronarit të hotel “Voloreka” në Pogradec.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit. Ai u plagos në këmbë nga dy autorët: Firdeus Berberi dhe Gresi Maxhari, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim nga Policia.
Ngjarja e ndodhur këtë të hënën, ka lidhje me atentatin e dy viteve me parë ku u qëllua drejt hotel “Voloreka” nderkohë që ishte i mbushur me pushues, ndërsa njëri nga autorët e atentatit të sotëm është një nga personat e përfshirë edhe në atentatin e vitit 2020.
Njoftimi i policisë:
Plagosën me armë zjarri gjatë një konflikti të çastit një shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes.
Më datë 25.04.2022, rreth orës 16:00, në Spitalin e Pogradecit është paraqitur për mjekim, jashtë rrezikut për jetën, i dëmtuar në këmbë shtetasi J. M., i cili dyshohet të jetë plagosur në lagjen “Voloreka”, me armë zjarri tip pistoletë, gjatë një konflikti të çastit, nga dy shtetas të tjerë.
Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar shërbimet e policisë dhe nga veprimet e para u bë e mundur identifikimi i dy autorëve të dyshuar konkretisht shtetasit F. B. dhe G. M.
Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes