Zbardhen detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur në Shkodër, ku mbetën të vrarë 4 persona.

ABC News mëson se dy prej të vrarëve, janë çift bashkëshortësh, kalimtarë të rastit.

“Dy prej viktimave janë të pafajshëm. Sipas informacioneve të policisë, bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh”, raportoi ndër të tjera

Dy viktimat e identifikuar janë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, teksa dyshohet për dy autorë, të cilët kanë qëlluar me kallashnikov.

Lici dhe Bushati, në momentin e atentatit, kanë qenë duke lëvizur me një automjet tip “S class”.