Detaje të reja kanë dalë nga atentati me armë zjarri që ndodhi pak minuta më parë në hyrje të fshatit Dobraç në Shkodër.

Bëhet me dije se i plagosuri Dedë Pllanaj është djali i xhaxhait të Bardhok Pllanajt, “kumbarit” të Shkodrës të ekzekutuar një vit më parë me breshëri kallashnikovi.

Policia ndodhet në vednngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, teksa i plagosuri është dërguar në spital.

Por si ndodhi atentati ndaj Bardhok Pllanajt?

Bardhok Pllanaj nuk ishte një emër i panjohur për policinë, pasi së bashku me Rivaldo Pllanaj, Orlando Pllanaj dhe Mirsad Shpellzaj dyshohen se kanë qëlluar me armë zjarri në 22 dhjetor 2020 drejt lokalit të efektivit të “shqiponjave”, Albert Pjetri. Kjo ngjarje ka ndodhur për shkak të detyrës, pasi Pjetri kishte ndaluar disa ditë më parë Rivaldo Pllanaj.

3 vite më parë policia i ka sekuestruar një pallat me vlerë 2 mln euro, ndërsa u vu nën akuzë për tre vepra penale “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”. Në vitin 2014 Pllanaj është arrestuar për trafik droge, ndërkohë që po atë vit, u fsheh në makinën e ish-deputetit Mark Frroku për t’iu shmangur arrestimit të policisë.

Autorët e ndoqën “kumbarin” e Shkdorës dhe pritën sa ai la ë shtëpi bashkëshorten dhe fëmijët, për të qëlluar drejt tij 80 plumba, 30 prej të cilëve u gjetën në trupin e viktimës. Ekziston dyshimi i arsyeshëm se Pllanaj mund të jetë nxjerrë në pritë pasi në momentin kur ka dalë nga shtëpia nuk ka qenë i shoqëruar nga asnjë person tjetër, madje në makinën e tij nuk janë gjetur as armë zjarri./newsbomb